Kupa e Mbretit, Barcelona në çerekfinale
Lexohet për: 1 min.
16-Barcelona
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja interesante mes skuadrës së Unionistas dhe Barcelonës, ku kjo e fundit ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Reina Sofia”, Barcelona e ka mposhtur si mysafire Unionistan me shifrat 3:1, raporton KosovaPress.

Golat për Barçën i shënuan Ferran Torres (minuta e 45’), Jules Kounde (minuta e 69’) dhe Alejandro Balde (minuta e 73’).

Ndërkaq, golin e nderit për Unionistan e shënoi Alvaro Gomez në minutën e 31’.

Me këtë fitore, Barça kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit.

Rezultati final, 3:1 në favor të Barcelonës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025