Kupa e Kosovës/KEK-u kalon në raundin e dytë
Lexohet për: 1 min.
2-Kek-u
2 vite më parë
Linku u kopjua

Skuadra e FC KEK-ut ka arritur sot të kualifikohet për në raundin e dytë të Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Suad Brava” në Hani Elezit, skuadra e KEK-ut e ka mposhtur si mysafire FC Sharrin me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Golat për elektricistët i shënuan Almedin Klinaku (minuta e 55’) dhe Torvioll Stullqaku (minuta e 60’) kurse për Sharrin golashënuesi i vetëm ishte Ardit Maliqi (minuta e 39’).

Ndërkaq nesër do të zhvillohen edhe disa ndeshje të tjera në kuadër të raundit të parë të Kupës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024