Kupa e Kosovës/ Edhe tri skuadra kalojnë në 1/8 e finales
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina e Re ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, Behar, me rezultat 7:1. Het-trik për skuadrën prishtinase i realizoi Toni Salihu (11′, 31’ e 64′), derisa Salih Kosumi kontribuoi me dy gola (22′. 40′). Nga një gol e shënuan Ardit Hasani (53′) dhe Lorik Dobratiqi (89′).

Në 1/8 e finales kaloi edhe Vjosa, e cila si mysafire arriti të fitojë kundër Ulpianës dhe atë me përmbysje të rezultatit 2:1. Për fitoren e skuadrës nga Shtimja u përkujdesen Muhamed Llapashtica dhe Bashkim Selimi. Kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare e ka siguruar edhe Suhareka, e cila e mposhti Trepçën, me rezultat 2:0.

Ndeshja e fundit e këtij rrethi zhvillohet nesër në orën 12:00, ku përballen Dinamo dhe Vushtrria. Pjesëmarrjen në 1/8 e finales e kanë siguruar edhe Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.

Rezultatet

Prishtina e Re – Behari 7:1

Suhareka 23 – Trepça 2:0

Ulpiana – Vjosa 1:2

E premte

Dinamo – Vushtrria

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024