Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Pritësi i Kupës së Botës në vitin 2034 do të jetë Arabia Saudite, pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se turneu do të kthehet në Lindjen e Mesme.

U raportua të martën se ofertuesi tjetër që ishte Australia u larguan nga gara, pasi iu dha një afat 25-ditor nga FIFA për të shprehur interesimin e tyre.

Kjo e la Arabinë Saudite si ofertuesin e vetëm për edicionin e Kupës së Botës 2034 dhe presidenti Gianni Infantino ka konfirmuar vendin e Lindjes së Mesme si kombin pritës të kësaj ngjarje sportive, përcjellë KosovaPress.

“Futbolli bashkon botën si asnjë sport tjetër, një Kupë Botërore është vitrinë e përsosur për një mesazh uniteti dhe përfshirjeje. Kultura të ndryshme mund të jenë së bashku", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024