Kukaj: Vetëvendosje dështoi të ç’rrënjosë korrupsionin nga radhët e veta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), Diellza Kukaj, ka reaguar pas intervistimit nga prokuoria e shtetit e zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, lidhur me dy afera korruptive.

Kukaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky intervistim tregon rrënimin e moralit politik të LVV-së.

"Intervistimi i një prej figurave më të fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për dy raste të korrupsionit të nivelit të lartë, tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie", ka thënë Kukaj.

Shkrimi i plotë:

VV dështoi të çrrënjosë korrupsionin nga radhët e veta!

Intervistimi i një prej figurave më të fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për dy raste të korrupsionit të nivelit të lartë, tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie. Dejona, e njohur për pushtetin e saj të pakufizuar brenda partisë, grupin parlamentar dhe Ministrat, duhet t’i jep Prokurorisë shumë përgjigje për aferat korruptive që përfshijnë zyrtarë të lartë të KEK-ut dhe Ibër Lepenc.

Kjo situatë ngre një shqetësim serioz për Kosovën:

Si është e mundur që një person të ketë kaq shumë kontroll brenda pushtetit?

Populli i Kosovës meriton tjetër qeveri dhe këtë jam e bindur se do ta arrijmë së bashku më 9 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024