Kuka: Sukseset e Kosovës në sport të pabesueshme
Sport
Lexohet për: 2 min.
Kuka
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur se ndihet krenar me sukseset e arritura nga sportistët e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe, sipas tij, ato nuk ishin besuar se do të arriheshin brenda një periudhe kaq të shkurtër.

Në fillim të kësaj jave, Komitetit Olimpik i Kosovës festoi dhjetë vjetorin e anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe aty mori pjesë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bach, raporton KosovaPress.

“Njeriu i parë i Sportit Botëror gjegjësisht Kryetari i IOC Tomas Bach me shumë bashkëpunëtor vizitoj vendin tonë në 10 vjetorin e pranimit në IOC! Një mbrëmje e mirë organizuar nga KOK e ku Federata jonë u takua ndaras me Bachun dhe poashtu me Kryetarin e Komitetit Olimpik Evropian Spyros Capralos në një takim miqësor dhe me përmbajtje. Për 10 vjet Kosova ka 5 medalje Olimpike  Kjo edhe ishte kryetema dhe njerëzit e parë të sportit Botëror u shprehen se nuk kishin besuar që do ketë rezultate të tilla. Ne kemi punuar me një qëllim ti tregojmë Botës vlerat tona, e mbi të gjitha të ju tregojmë se sa shumë e kemi merituar lirinë si popull”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025