Kuka apel politik: Mos na dërgoni në zgjedhje, populli është i lodhur
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kuka apel politik: Mos na dërgoni në zgjedhje, populli është i lodhur
03/03/2026 - 09:01
Linku u kopjua

Trajneri i mirënjohur i xhudos kosovare, Driton Kuka, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku përveç reflektimeve mbi vlerat dhe sportin, ka dërguar edhe një mesazh të qartë politik lidhur me situatën në vend.

Ai e ka nisur mesazhin me një metaforë simbolike, duke theksuar se vlerat e vërteta nuk maten me poste apo pozita në sport, pasi sipas tij ato “vijnë e shkojnë”, ndërsa ajo që mbetet janë njerëzit dhe identiteti. Por theksi kryesor i reagimit të tij ka qenë kërkesa që Kosova të mos shkojë sërish në zgjedhje.

Në fund të statusit, Kuka ka apeluar drejtpërdrejt ndaj vendimmarrësve që të shmangin një proces të ri zgjedhor, duke theksuar se qytetarët janë të lodhur dhe se frustrimi po rritet nëse vendi përballet sërish me zgjedhje. Mesazhi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë postim në një debat më të gjerë për situatën politike në vend.

“Mos na dërgoni në zgjedhje o njerëz se populli o lodh, kuptoni se frustrimi po rritet nëse ndodhin zgjedhjet prapë!”, ka shkruar Kuka.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026