Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Kosharës dhe përvjetorit të rënies së heroit Sali Çekaj, sot është mbajtur akademia përkujtimore në sallën e kuqe tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.
Të pranishëm në akademi ishin figura të rëndësishme politike, familjarë të heronjve, veteranë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.
E para që mori fjalën ishte ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se jeta e heroit Sali Çekaj ishte ndërthurur me çdo etapë të përpjekjes për liri.
E më pas, zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se heroi Sali Çekaj me të drejtë kujtohet si një luftëtar i vendosur.“Takimi i fundit me babin ishte viti i ri 98/99, pas asaj dite gjithçka që kisha prej tij ishte kujtim. Fytyra e tij, zëri i tij, duart që më ledhatonin, gjithçka. Një ndër momentet më të vështira të jetës sime, ai kujtim ishte forca ime sepse në pjesën më të madhe të jetës kujtimi ishte gjithçka që kisha nga babai. Përkujtimi im për babën nuk është vetëm kujtim, por edhe shpresë. Djalin tim e kam quajtur Salih, tek Salihu i ri më duket se e shoh amanetin e Salihut të vjetër për të ardhmen”, tha djali i heroit.
Mes të tjerash gjenerali i luftës Fadil Hadërgjonaj përmes një fjale rasti ka përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.