Kthesë e madhe, pas Dybalas, Interi po e humb garën edhe për Bremer
Lexohet për: 1 min.
Bremer
2 vite më parë
Linku u kopjua

Juventusi raportohet se ka kaluar Interin në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Braziliani, i cilësuar si mbrojtësi më i mirë i Serie A sezonin e kaluar, thuhej se do t'i bashkohet Interit si një zëvendësues i mundshëm për Milan Škriniar, i cili ka qenë subjekt i disa ofertave nga Paris Saint-Germain.

Megjithatë, për shkak se nuk ka pasur zhvillim në bisedimet mes sllovakut dhe PSG-së, Juve thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje që mbrojtësi Matthijs de Ligt t'i bashkohet Bayern Munichut, përcjellë KosovaPress.

“Sky Sport Italia” raporton se Juve tani janë kryesues të garës për Bremerin pasi janë gati t'i ofrojnë Torinos 40 milionë euro plus bonuse, që është 10 milionë euro më shumë se ofertz e ziklatërve.

Raporti shton se Interi është i vetëdijshëm për interesin e Juves dhe shpreson që 25-vjeçartë respektojë marrëveshjen verbale e tij me Interin.

Përveç se i ka ofruar Torinos një çmim më të lartë, Juve gjithashtu beson se mund t'i japë Bremerit kushte më të mira se Interi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025