KS i OKB-së takim urgjent pas sulmit rus në spitalin e fëmijëve ukrainas
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të martën për të diskutuar pretendimet e Ukrainës për një goditje në një spital për fëmijë në kryeqytetin Kiev.

Këshilli prej 15 anëtarësh do të mblidhet në orën 10 të mëngjesit me orën lokale (14:00 GMT) në Nju Jork, tha të hënën ambasadorja e Britanisë në OKB.

"Ne do të thërrasim sulmin frikacak dhe të shthurur të Rusisë në spital mbrëmë," shkroi Barbara Woodward në rrjetin social X.

Rusia aktualisht mban presidencën mandatore të Këshillit të Sigurimit. Më herët të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për goditjen e spitalit të fëmijëve në Kiev, në prag të samitit të NATO-s të kësaj jave në SHBA. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i mohoi këto pretendime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024