Kryeziu: Serbia vazhdon të jetë dekonstruktive, BE t’i kërkojë llogari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, në takimin me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë shprehur shqetësimet në lidhje me qasjen e Serbisë në procesin e dialogut.

Kështu ka thënë kryetarja e këtij komisioni, Arbreshë Kryeziu, e cila ka shtuar se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Ajo ka shtuar se në këtë takim kanë folur edhe për qasjen dekonstruktive të Serbisë dhe shkeljen e marrëveshjes së Ohrit.

"Sigurisht kemi kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë më vigjilent sa i përket qasjes së Serbisë dhe të kërkojë nga Serbia llogari më shumë sa i përket implementimit të pikave që janë në kuadër të marrëveshjes”, ka deklaruar Kryeziu pas takimit.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
38
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024