Kryeziu dhe Pupovci përfundojnë garat në EYOF Vuokatti 2022
Lexohet për: 1 min.
7-Kryeziu
2 vite më parë
Linku u kopjua

Skitaret kosovare Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci kanë përfunduar sot garat në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj (EYOF) Vuokatti 2022.

Pas garave në disiplinën e sllallomit, Kryeziu dhe Pupovci zhvilluan gara sot në disiplinën e sllallomit paralel, ku në të njëjtë kohë ishte gara e fundit për të dy skitaret, përcjell KosovaPress.

Kiana dhe Arba u diskualifikuan në lëshimin e dytë, ku në lëshimin e parë Kiana ishte plus 2.80 sekonda prej vendit të parë, kurse Arba ishte plus 4.31 sekonda.

Ndërkaq, EYOF Vuokatti 2022 vazhdon ende për skitarin Drin Kukaj, i cili do të garojë nga ora 13:00 në disiplinën e sllallomit paralel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025