Kryetari Latifi: Çifteve të reja në komunën e Rahovecit do t’u dhurojmë banesa
Lexohet për: 2 min.
rahoveci-300124
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u ka premtuar sot çifteve të reja në këtë komunë banesa për banim.  

Ai në mbledhjen e Kuvendit Komunal ka thënë po ashtu se nga 1 janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do të mbështetet me 500 euro nga Komuna e Rahovecit.

“Ne po synojmë që lindjet normale mos të na ikin diku tjetër. Unë po besoj që 500 euro nuk është një lloj standard i ri, kemi filluar me 200 euro dhe këtë vit është 500. Po ashtu çdo çift i ri që martohet ka me pasur nga një banesë”, theksoi Latifi.

Në këtë seancë, drejtori për Urbanizëm në Komunën e Rahovecit, Arbnor Mullabazi, bëri të ditur se në vitin 2023 kanë qenë 73 aplikime për leje ndërtimore, 120 për kushte ndërtimore, 32 leje mjedisore dhe 9 leje të pranimit.

Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër Afrim Oruqi  tha se ka folur për vendimin për këmbimin e pronës komunale me atë të institucionit qendror.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal janë miratuar po ashtu një sërë vendimesh tjera të parapara me rendin e ditës. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024