Kryetari i Zubin Potokut: Kemi kompetenca të plota kushtetuese
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili u betua në objektin e Zyrës komunale për komunitete në fshatin Çabër, tha se do të shkojnë në objektin e Komunës së Zubin Potokut.
Ai tha se të gjitha objektet që u takojnë qytetarëve dhe komunës, do të jenë në posedim të të gjitha dikastereve të drejtuara nga kabineti i tij.
Pas betimit, Zeqiri tha para gazetarëve se është kryetar me kompetenca të plota kushtetuese dhe se do ta zbatojë ligjin e Kosovës në formën më të mirë të mundshme.
"Ne jemi kryetarë me kompetenca të plota kushtetuese mirëpo do të jemi në harmoni të plotë me të gjitha faktorët relevantë që janë, edhe në komunë por edhe në qeverisje, unë do të zbatoj ligjin në formën më të mirë të mundshme", tha ai.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Zeqiri është kryetari i dytë që u betua pas zgjedhjeve të 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, pas betimit të kryetarit të veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.
Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kishin dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.
Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që obligonte qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.