Kryetari i PSHDK-së: Amaneti i Rugovës për miqësi me ShBA-në duhet të ruhet nga të gjithë
Lexohet për: 1 min.
zef
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Zef Morina, ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Pasi vendosi lule të freskëta tek varri i tij, Morina tha se vizioni dhe angazhimi i Rugovës ka bërë që sot Kosova të jetë e lirë dhe pavarur.

“Sot, në këtë ditë të shenjtë po bëjmë një vizitë në një vend të shenjtë, në respekt të presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai me vizionin dhe angazhimin e tij ka bërë që sot Kosova të jetë e lirë dhe pavarur. Amaneti i presidentit duhet të ruhet nga të gjithë ne, veçanërisht amaneti i tij që ne të kemi miqësi të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  Bashkimin Evropian. Askush nuk guxon që këtë miqësi ta prish, pasi gurëthemeli i shtetësisë sonë është mbi këto parime”, tha ai.

Gjatë ditës sotme, homazhe pranë varrit të ish presidentit Rugova kanë bërë edhe krerët institucional dhe partiak në vend./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024