Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ftohet në gjykatë - kjo është arsyeja
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ftohet në gjykatë - kjo është arsyeja
radojeviq
03/03/2026 - 12:40
Linku u kopjua

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është ftuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm/Divizioni për Kundërvajtje, për t’u paraqitur më 4 mars 2026, në ora 10:30, lidhur me “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm”.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj.

“Radojević është ftuar në cilësinë e të pandehurit ku ai do të dëgjohet lidhur me kundërvajtjen “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm”, për Rendin dhe Qetësinë Publike”- tha Haxhaj

Ndërkohë, Radojeviq përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar thirrjen nga gjykata, duke e cilësuar rastin si raport për vendosjen e një banderole për Krishtlindje.

“Kam marrë një thirrje nga gjykata në lidhje me raportin për vendosjen e një banderole për Ditën e Krishtlindjeve. Do t’i përgjigjem thirrjes, ndërsa banderola do të vendoset përsëri për Krishtlindjet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Zëvendëskomandantia për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se Policia e Kosovës “i ka shqiptuar Radojeviqit tiketë për mosrespektim të urdhrit të zyrtarit policor”.

Më 6 janar 2026, në prag të Krishtlindjes ortodokse, afër selisë së Listës Serbe, në Mitrovicën e Veriut, ishte vendosur një baner me mbishkrimin “Paqja e Zotit, Krishti u lind”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026