Kryetari i Komunës së Deçanit: Dy ministri po duan të na fusin në kurth
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj duke komentuar një shkresë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  dhe Infrastrukturës në drejtorinë e urbanizmit në Deçan,  në lidhje me hartimin e planin rregullues për komunat e shpallura me interes publik në parkun kombëtar “ bjeshkët e nëmura”, është shprehur se në këtë plan është futur në lojë Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni për Pyje, të cilët me apo pa dashje po fusin në kurth komunën që drejton.

Ramosaj në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komuna, ka thënë se këto ministri dhe agjencione po futen në një lloj konflikti administrativ, sepse nuk po e dinë se deri ku është e drejta ligjore.

“Vendosja e normave e ka interesin e qytetarëve të kësaj komune, në këtë pjesë të pyjeve...25:37 Në këtë rast është futur në lojë edhe Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni për Pyje, të cilët nuk po e kanë të qartë dhe kanë një farë konkluzioni të ligjeve dhe të normave mes vete, sepse nuk e dinë deri ku është mandati apo e drejta ligjore e Agjencionit të Parkut, Ministrisë së Mjedisit, të Bujqësisë dhe Agjencionit të Pyjeve, është një farë konflikti administrativ mes këtyre agjencioneve që dashje, pa dashje neve po na fusin në kurth”, shprehet Ramosaj.

Ndërsa, drejtori i urbanizmit në Komunën e Deçanit, Ramë Mela, thotë se ky vendim do të jetë valid dhe nuk do të ketë problem për hartimin e planit rregullues në parkun kombëtar “bjeshkët e nëmura”.

“Unë mendoj që për këto dy plotësime vendime, do të jetë valid dhe nuk do të ketë problem për hartimin e planit rregullues në parkun kombëtar “bjeshkët e nëmura” për hapësirat të cilat ne i kemi shpallur interes për zhvillimin e turizmit në komunë tonë. Jemi komuna e parë që po marrim këto aktivitete”, thotë Mela.

Në seancën e Kuvendit Komunal, në rend dite ishte edhe pika për diskutimin mbi raportin e zgjedhjeve të këshillave të fshatrave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024