Vendimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për shkurtimin e orarit të punës në muajin e Ramazan, për të gjithë zyrtarët që agjërojnë, e kanë arsyetuar sot zyrtarë të kësaj komune. Derisa e këtë e kanë komentuar ministri Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuniteti i biznesit.
Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi kanë thënë se nuk janë të informuar për këtë vendim, pavarësisht se është e obliguar që vendimet e tilla të raportohen në MAPL.
Besart Selimi nga Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka thënë se qëllimi i vendimit është që të respektohet besimi e ritualet i secilit zyrtarë, ndërsa të lehtësohet sado pak përditshmëria e atyre që agjërojnë.
Ndërkaq, Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se për vendimet e tilla kryetarët e komunave janë të obliguar të informojnë MAPL-në, megjithatë një gjë të tillë në këtë rast nuk e ka bërë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
“Secilin vendim që e merr Kuvendi i Komunës, dërgohet për verifikim të ligjshmërisë në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal, momentin kur ata e dërgojnë vjen tek ministria jonë dhe trajton fillimi i ligjshmërisë. Vendimet e kryetarit sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale janë të obliguara ku kryetarët e komunave të na informojnë mbi këto vendime në secilin fillim të muajit nga data 1 deri me datën 10. Në momentin kur ne e pranojmë këtë vendim mundemi të fillojmë dhe ta shohim secilin vendim...Ligji për Vetëqeverisje Lokale ja mundëson komunës dhe kryetarit edhe mundësimin e diskutimit paraprak të vendimeve, ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë për shkak se është një vendim i zyrtarit. Por, momentin që ne e pranojmë e trajtojmë sikurse secilën lënde tjetër”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, Zana Beqiri, drejtoreshë nga Dhoma Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka thënë se një vendim i tillë nuk është më ligj, porse në deskrecion mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Kujtojmë se më vendimin e nxjerrë më 23 mars, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni i ka obliguar drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.
Sipas vendimit, orari i punës do të filloi nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.