Kryetari i Çairit: Kallëzimet janë të ndikuara politikisht
Lexohet për: 2 min.
Visar Ganiu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij, pesë ditë pas vizitës së kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.

Pas daljes nga biseda në polici Ganiu tha se ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse, njëra për mos-intonimin e himnit shtetëror dhe tjetra për mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë, raporton Alsat.

Ai tha se kallëzimet janë të ndikuara politikisht.

“Kanë vendosur që për momentin t’i kem dy dënime për kundërvajtje, kështu që arsyeja është vizita e kryeministrit Albin Kurti në Çair. Thirren në ligj për shkak se nuk është kënduar himni i Maqedonisë atë ditë aty, dhe që nuk ka pasur flamuj, do të thotë protokolli nuk e ka paraparë që të ketë flamuj, nuk ka pasur të Maqedonisë, por nuk ka pasur as të Kosovës”, tha Ganiu pasi doli nga stacioni policor.

Kallëzime penale të martën janë ngritur ndaj Visar Ganiut dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami. 

Sipas Ministrisë së Panëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut kjo është bërë për “shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së Kurtit.

Të premten, Kurti ka qëndruar në Maqedoni të Veriut me ftesë të dy kryetarëve.

Ai ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit “Adem Demaçi” në Çair, si dhe në një përurim në Tetovë.

Pas vizitës së tij ka pasur shumë reagime, ndër të cilat edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite, për shkak të ikonografisë shqiptare të përdorur gjatë manifestimeve.

https://kosovapress.com/admin/kasami-koha-e-marrjes-se-shqiptareve-ne-stacione-policore-ka-vdekur/
https://kosovapress.com/admin/kallezime-penale-per-kryetaret-e-tetoves-dhe-cairit-per-pritjen-e-albin-kurtit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024