Kryetari Aliu takon deputetin Alizoti
Lexohet për: 1 min.
alizoti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar për takimin që ka pasur me përfaqësuesin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe deputetin e Kuvendit atje, Tomor Alizoti.

Me kryetarin Aliu, deputeti Alizoti mori pjesë edhe në përkujtimin e 25-vjetorit të masakrës në Reçak.

“Dje pasdite, kisha kënaqësinë që ta mirëpres në vizitë vëllazërore përfaqësuesin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, një nga deputetët më të spikatur të Kuvendit atje, Tomor Alizoti  që na ka impresionuar me fjalimet e tij në mbrojtje të kombit dhe për interesin e shqiptarëve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

“Bashkë me deputetin Alizoti, i cili ishte i shoqëruar me kolegun e tij e mikun tim, deputetin e Parlamentit të Kosovës, Valon Ramadani, vizituam Kompleksin Memorial "Masakra e Reçakut" dhe nderuam viktimat në përvjetorin e 25-të të ekzekutimit të 45 civilëve të pambrojtur e të paarmatosur”, vijon ai.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025