Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemal Aliu, me rastin e Ditës Botërore të Librit, e ka vizituar shkollën “Lasgush Poradeci” të fshatit Muzeqinë dhe ka dhuruar libra për nxënësit e klasës së parë.
Aliu thotë se ishte kënaqësi edhe më të madhe kur kuptoi për dëshirën e tyre të mësojnë edhe më shumë tash kur gati i kanë shkuar në fund Abetares e së shpejti do të kalojnë në botën e pafund të fjalëve, librave, shkencës e kuptimit të jetës. Ai ka thënë se librat janë thesari ynë i çmuar dhe një fëmijë i cili lexon ka fuqi për të ndryshuar botën përreth tij.
“Në këtë rast të veçantë, i ulur pranë tyre e duke lexuar së bashku, ishte mbresëlënëse ta shoh nga afër ngazëllimin në sytë e tyre kur merrnin librat në duart e tyre të vockla, me kureshtjen dhe imagjinatën për përmbajtjen e tyre”, ka thënë Aliu.
Aliu ka theksuar se librat janë thesari ynë i çmuar dhe një fëmijë i cili lexon ka fuqi për të ndryshuar botën përreth tij.