Kryesia e PDK-së diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryesia e PDK-së diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike
PDK1234
30/06/2026 - 20:10
Linku u kopjua

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën diskutoi për zhvillimet politike në vend, prioritetet organizative dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Gjatë mbledhjes u theksua se PDK-ja po hyn në një fazë të rëndësishme të konsolidimit organizativ përmes zgjedhjeve të brendshme, të cilat do të zhvillohen në përputhje me Statutin e partisë dhe mbi parimet e demokracisë së brendshme, transparencës, garës së ndershme dhe respektimit të vullnetit të anëtarësisë.

Kryesia vlerësoi se ky proces zgjedhor përbën një mundësi të rëndësishme për fuqizimin e strukturave, përfshirjen e energjive të reja dhe ndërtimin e një PDK-je më të fortë, më të bashkuar dhe më të përgatitur për sfidat politike dhe përgjegjësitë që e presin Kosovën.

Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritjen që vendimi të jetë lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Kryesia ritheksoi se, pavarësisht sfidave politike, PDK-ja ka ruajtur unitetin, organizimin dhe pozitën e saj si partia kryesore opozitare në vend, duke mbetur forca me numrin më të madh të deputetëve në opozitë. 

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar të respektojë vullnetin e anëtarësisë, të forcojë demokracinë e brendshme dhe të vazhdojë angazhimin për ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më të sigurt dhe plotësisht të integruar në institucionet euroatlantike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026