Kryesia e BDI-së, burimet konfirmojnë rrokadë emrash
Lexohet për: 2 min.
bdi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Disa orë nga mbajtja e takimit të këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe takimi i fundit para ditës vendimtare, kjo parti duket të ketë ndryshuar thuajse pjesën më të madhe të emrave që u përfolën gjatë ditës, si propozime për në kryesinë e ngushtë dhe të gjerë të kësaj partie.

ALSAT mëson nga burime të brendshme se në kryesinë e ngushtë Shkupi do të përfaqësohet me Izet Mexhitin nënkryetar dhe Blerim Bexhetin sekretar organizativ. Po ashtu, nënkryetarët e tjerë janë Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli.

Sekretar i përgjithshëm do të jetë Faton Ahmeti, ndërsa për herë të parë, në kryesinë e ngushtë do të tubohet edhe Saranda Imeri, si sekretare për barazi gjinore.

Me këtë, kryesia e ngushtë e BDI-së do të përmbyllë edhe përfaqësimin e femrës në këtë rreze të ngushtë të partisë. Nesër ndërkohë, këta emra pritet të hidhen në votim. Nga pamja e parë, në kryesi nuk janë Artan Grubi, por as edhe Bujar Osmani, i cili gjithsesi mbetet zëdhënës i partisë./ Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025