Kryeqyteti me reformë në arsim, nis mësimin tërë ditor nga shtatori
Lexohet për: 2 min.
komuna-pr-150824
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga shtatori do të nisin mësimin tërë ditor nga klasa e parë deri në klasën e nëntë në pesë shkolla. Drejtues të kryeqytetit dhanë detaje duke thënë se është reforma arsimore më e madhe e nisur ndonjëherë në kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media tha se po realizojnë një nga premtimet më të rëndësishme në fushën e arimit.

Sipas tij, mësimi tërë ditor do të ndikojnë në komunikacion sepse nuk do të ketë lëvizje nga prindërit në mesditë, por gjithashtu prindërit do të kenë më pak stres dhe do të kenë mundësi të punojnë edhe në pjesën tjetër të ditës.

Nënkryetarja dhe drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku tha se fillimi i këtij procesi nuk ka qenë i lehtë për shkak të ngarkesave që kanë nëpër shkolla.

Sipas saj, me mësimin tërë ditor realizohet më mirë kolikula bazë dhe shoqërohet me aktivitete rekreative që e shndërrojnë shkollën në një shtëpi të dytë për nxënësit në ata do të dëshironin të vinë. E gjithë kjo tha se ka për qëllim ngritjen e cilësisë.

Lushaku sqaroi se kanë ndarë shkollat fizikisht me qëllim që t’i krijohet më shumë hapësirë klasave nga 1 deri në 5, dhe kështu klasat nga 6 deri në 9 i kanë lëvizur në shkolla tjera më të afërta.

Aty u theksua se orari për klasat e para dhe të dyta përfundon rreth orës 14:00, orari për klasën 3 deri në 5 rreth orës 15:45 minuta.

Dreka është e nxehtë dhe do t’i kushtojë komunës rreth 1.7 milion euro për vit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024