Kryeprokuroi ankohet për mungesë të buxhetit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në Konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”.

Gjatë fjalës së tij, Kelmendi ka përmendur sfidat e sistemit prokurorial, në veçanti ato që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ për të pasur një sistemin prokurorial funksional dhe efikas, me ç’rast ka theksuar se si pasojë e mos aprovimit të kërkesave buxhetore për të shtuar numrin e prokurorëve dhe stafit mbështetës do të vije deri të pamundësia e mbajtjes së seancave gjyqësore brenda afateve ligjore, për shkak të numrit disproporcional të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kelmendi nënvizoi qëndrimet lidhur me avancimin e sistemit të drejtësisë përmes bashkëpunimit institucional, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në mes të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial, për të garantuar një drejtësi efikase dhe të besueshme në Republikën e Kosovës.

Ai ka falënderuar sistemin gjyqësor dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre gjatë reformës në drejtësi dhe ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Sipas komunikatës, Konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, është organizuar me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, ku në ditën e dytë të kësaj gjykate kanë marrë pjesë gjyqtarë të lëmisë penale të gjykatave në Republikën e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024