Kryeministrja e parë femër e Italisë këmbëngul që të trajtohet në gjininë mashkullore
Lexohet për: 2 min.
t43t43t4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Giorgia Meloni, gruaja e parë në krye të qeverisë italiane, këmbëngul që në komunikimin zyrtar të trajtohet në gjininë mashkullore.

Në njoftime thuhet se bëhet fjalë për një mesazh të “shërbimit të komunikimit të kryeministrit Giorgia Meloni” ose “siç deklaroi presidenti i Këshillit të Ministrave...”, shkruan sot gazeta italiane La Repubblica.

Në faqen e Ministrisë së Administratës Publike Italiane janë publikuar pjesë të botimit Rekomandime për përdorimin jo-seksist të italishtes të vitit 1987, ku në faqen 112 shkruhet se përdorimi i saktë është "President Maria Rossi" dhe jo " Presidentja Maria Rossi”. Por në dokument thuhet gjithashtu se kur ka një dëshirë të qartë për të përdorur formën mashkullore, nuk është një gabim gramatikor.

Në gjuhën italiane, fjala për president është e njëjtë Presidente, dhe gjinia gramatikore përcaktohet vetëm nga artikulli - në gjininë mashkullore "il" dhe në gjininë femërore "la".

Nga ana tjetër, Claudio Maracini, president i institucionit Accademia della Crusca, i cili merret ekskluzivisht me gjuhësinë dhe filologjinë e italishtes, thekson se gjinia femërore është një formë gramatikore e ligjshme, madje edhe nëse Meloni dëshiron t'i drejtohet asaj në gjininë mashkullore, kushdo mund të zgjedhë formën që dëshiron.

Ish-kryetarja e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini, e cila po lufton që t'i kushtohet më shumë vëmendje pozitës së gruas, nuk është e habitur nga lëvizja e Melonës.

“Partia e saj quhet Vëllezërit e Italisë, gjithçka rrotullohet rreth burrave, nuk ka njohje reale të gruas në politikën e saj, as me fjalë e as me vepra”, tha Boldrini.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025