Kryeministri Kurti vizitoi veriun e Mitrovicës (Video)
Lexohet për: 2 min.
kurti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot (e mërkurë) ka qenë për vizitë në territorin e veriut të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se kryeministri Kurti vizituar Policinë e Kosovës në atë pjesë.

Pak më vonë Kurti në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video derisa ka shkruar se policëve në veri u ka dërguar ëmbëlsira dhe bakllava për Festën e Kurban Bajramit.

"Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën 'Belvedere'", ka shkruar Kurti në Facebook.

Elshani nuk tregoi se në cilin vend saktë ka qenë vizita e kryeministrit në veri.

https://kosovapress.com/admin/stoltenberg-kosova-e-serbia-te-permbahen-nga-cdo-gje-qe-mund-te-pershkallezoje-tensionet/

Elshani theksoi se kryeministri Kurti në veri ka qenë i shoqëruar me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Kryeministri Kurti ka qenë për vizitë në territorin e veriut të Mitrovicës. Ka qenë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla”, theksoi Elshani shkurt për KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/situata-ne-kosove-do-te-diskutohet-te-enjten-dhe-te-premten-ne-bruksel/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024