Kryeministri Kurti takoi shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark
Lexohet për: 1 min.
27.10.2022 ZKM
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit, njofton Zyra e Kryeministrit.?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025