Kurti kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, thotë se nuk është zgjidhje
Lexohet për: 2 min.
Trusti
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar kundër tërheqjes së mjeteve të kursimeve nga Trusti.

Për iniciativën e tërheqës së këtyre mjeteve, kryeministri Kurti tha se kjo nuk është zgjidhje.

Sipas kryeministri Kurtit, mendim të njëjtë kanë edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Ne kemi thënë edhe shumë më herët edhe kur ishim në opozitë në vitin 2020, edhe në vitin 2021 kur ishim në qeveri, edhe tani se me pakon e Ringjalljes Ekonomike ne e zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktor më të mëdhenj se sa në vendin tonë nuk është e eliminueshme me njëherë. Mirëpo, nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjidhim problemin. E kemi parë që dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, theksoi Kurti.

Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe tre ditë afat për shqyrtimin e propozimit të PDK-së, në këtë rast kërkesën e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të dhënë mendim pro ose kundër ndryshimeve ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e një përqindje të kursimeve pensionale në Trust.

Nëse ekzekutivi nuk i përgjigjet kuvendit, kjo iniciativë (projektligj) nga deputeti i partisë më të madhe opozitare, Bekim Haxhiu, hyn në procedurë parlamentare. Kryesia e Kuvendit më 21 mars ka proceduar kërkesën në Qeveri, dhe afati për shqyrtim është 1 muaj. Nga Qeveria dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk kanë treguar se kur pritet t’i kthehet një përgjigje parlamentit lidhur me këtë çështje.

Pro tërheqjes së mjeteve janë shprehur partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, derisa GP i VV-së është deklaruar kundër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025