Kryeministri Glavçev rikonfirmon mbështetjen e Bullgarisë për zgjerimin e BE
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
btaa
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Duke iu drejtuar mbledhjes së Këshillit të Ministrave të së martës, kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Bullgarisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe me Moldavinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Bullgaria është një urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, theksoi Glavçev dhe nënvizoi se Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur zgjerimin. Sipas kryeministrit, zgjerimi është bazë për rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik jo vetëm në këto vende, por edhe në BE në tërësi, por vetëm nëse respektohen angazhimet e secilit prej vendeve. /BTA-KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024