Kryeministri britanik Starmer i thotë kabinetit se do të vazhdojë me qeverisjen, gara për udhëheqje “nuk është aktivizuar”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeministri britanik Starmer i thotë kabinetit se do të vazhdojë me qeverisjen, gara për udhëheqje “nuk është aktivizuar”
Starmer 120626 AA
12/05/2026 - 14:57
Linku u kopjua

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i është drejtuar kabinetit të tij duke thënë se do të vazhdojë të qeverisë, pavarësisht thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij.

Ai u tha ministrave se merr përgjegjësinë për rezultatet e fundit zgjedhore dhe për zbatimin e ndryshimeve të premtuara. Sipas tij, 48 orët e fundit kanë qenë destabilizuese për qeverinë dhe kjo, siç tha ai, ka kosto reale ekonomike për vendin dhe familjet.

“Partia Laburiste ka një proces për sfidimin e udhëheqësit dhe ai nuk është aktivizuar. Vendit i duhet që ne të vazhdojmë me qeverisjen. Kjo është ajo që po bëj unë dhe ajo që duhet të bëjmë si kabinet”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, sipas BBC-së, numri i deputetëve laburistë që kanë kërkuar largimin e tij ose kanë propozuar një afat për dorëheqje ka arritur në 78, që përbën rreth 20 për qind të 403 deputetëve të partisë, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026