Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Gjakova”, sot apeloi qytetarët që të shtojnë kujdesin ndaj ujëmatësve, sidomos ata që ujëmatësit i kanë të vendosur në ambiente të hapura.
“Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat), kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit. Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët.”, u bë e ditur në njoftim.
“Njëkohësisht apelojmë te konsumatorët që mos të bëjnë shpenzime të panevojshme duke lënë krojet hapur në mënyrë që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.”, u bë e ditur tutje nga KRU “Gjakova”.