Kroacia sonte është bërë me qeverinë e saj të 16-të qe nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Parlamenti kroat votoi besimin për qeverisë së tretë që do të drejtohet nga kryeministri Andrej Plenkoviq nga HDZ.
Pas një debati dhjetë orësh në mbështetje të qeverisë HDZ dhe Domovinski Pokret (Lëvizja e Atdheut) (DP), 79 nga 141 deputetë të pranishëm votuan pro, një deputet abstenoi dhe 61 votuan kundër. Shumica parlamentare përshëndeti shprehjen e besimit ndaj qeverisë.
Në përbërjen e qeverisë së re i vetmi person i ri nga radhët e HDZ-së është Tonçi Glavina, i cili në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Sporteve vjen nga posti i sekretarit shtetëror.
Departamenti i Shëndetësisë vazhdon të drejtohet nga Vili Berosh, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimtarisë dhe Pasurive Publike nga Branko Baçiq, Mbrojtja Ivan Anushiq, Ministria e Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviq, dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane Gordan Grliq-Radman.
Nina Obulen Korzhinek, Tomo Medved dhe Oleg Butkoviq, të cilët kanë qenë me Plenkoviq në qeveri qe nga fillimi, prej tetë vjetësh, mbeten në të njëjtat poste ministrore.
Korzhinek mbetet ministër i Kulturës dhe Medias, Medved ministër i Veteranëve kroatë dhe Butkoviq ministër i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës.
Sipas propozimit të mandatit, Ministria e sapokrijuar e Demografisë dhe Emigracionit do të drejtohet nga Ivan Shipiq, ish-anëtar i HDZ-së, ministër i Bujqësisë do të jetë Josip Dabro, sekretar i Përgjithshëm dhe president i DP Vukovar-Srijem, ndërsa Ministrinë e Ekonomisë do ta merr Ante Shushnjar, avokat nga Zagrebi, anëtar i kryesisë së DP-së dhe Gjykatës së Nderit dhe një nga themeluesit e kësaj partie.
Në kapitullin mbi Kroacinë e suksesshme, theksohet stabiliteti makroekonomik, një ekonomi konkurruese dhe një treg i sigurt i punës. Synimi është që paga mesatare neto të arrijë në 1600 euro, të krijohen 125 mijë vende pune dhe shkalla e punësimit të arrijë në 75 për qind. Sistemi arsimor do të modernizohet dhe deri në vitin 2030 çdo fëmijë duhet të ketë një vend në kopsht.