Kriza në Tottenham dhe lufta për mbijetesë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kriza në Tottenham dhe lufta për mbijetesë
Tottenhami
02/03/2026 - 11:35
Linku u kopjua

Situata te Tottenhami është kthyer në një enigmë të vërtetë futbollistik, ku skuadra po përjeton një krizë të papritur në Premier League, ndërkohë që ende garon në majat e Evropës.

Igor Tudor si menagjer i përkohshëm humbi 2-1 kundër Fulhamit që e ka zhytur ekipin rrezikshëm afër zonës së rënies (relegation) në vendin e 16 me 29 pikë, duke ndezur alarmet te tifozët që shohin klubin e tyre të luftojë për mbijetesë në kampionat, derisa paralelisht përgatiten për fazën e 1/16-ave në Champions League.

Kjo gjendje shqetësuese reflekton një paqëndrueshmëri të thellë taktike dhe mentale, ku shkëlqimi i netëve evropiane po eklipsohet nga dështimet javore në Angli.

Kjo rënie e lirë të bën të kujtosh me nostalgji epokën e artë të dyshes Harry Kane dhe Son Heung-min, ku tani në Gjermani me Bayern, Harry Kane e ka dëshmuar se është sulmues elitar dhe në Los Angeles FC ku luan Son që vazhdon të shfaq talentin e tij në Amerikë.

Tottenhami i viteve të arta nën drejtimin e Mauricio Pochettinos ishte një fuqi kolektive që prodhonte futbollin më modern dhe agresiv në Evropë. Një ekip me sulm dhe mesfushë të hekurt të udhëhequr nga Mousa Dembélé dhe Christian Eriksen.

Sot, mungesa e asaj fuqie sulmuese dhe e asaj lidhjeje telepatike është arsyeja kryesore pse Spurs kanë kaluar nga pretendentë për titull në një ekip që dridhet përpara Fulhamit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026