Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka propozuar pesë masa për lehtësimin e krizës ekonomike për qytetarët.
Ai në një postim në Facebook, ka propozuar që të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për gjashtë muaj, të lirohen nga akciza produktet e naftës duke u ulur kështu çmimi i naftës për 36 centë.
Pesë masat e propozuara:
1. Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë-mujore. Duke marrë parasysh se kostoja mesatare e shportës së produkteve ushqimore esenciale për një familje kosovare është rreth 422 euro, nga kjo masë një familje mesatarisht do të përfitonte një zbritje të kostos së jetesës prej 33.76 euro në muaj.
3.Të lirohet nga TVSH-ja konsumi i energjisë elektrike për një periudhë gjashtë-mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 KwH. Duke marrë për bazë një faturë prej rreth 90 euro që rezulton nga një konsum i tillë, atëherë vlerësojmë se përfitimi mujor nga kjo masë për një familje do të jetë 27.90 euro.
4.Të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale për aq sa është norma mesatare e inflacionit (rreth15%). Përfitimi mesatar për familje 72.60 euro në muaj.