Nisur nga majtas: Borjana Kristo, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq - kandidatë për presidencën trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës.
Nisur nga majtas: Borjana Kristo, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq - kandidatë për presidencën trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës.
Beqiroviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave, për dallim nga Bakir Izetbegoviq, partia nacionaliste e të cilit – Partia për Veprim Demokratik – ka qenë në pushtet prej fundit të luftës më 1996.
Izetbegoviq, i cili sipas Komisionit zgjedhor ka fituar 39.31 për qind të votave, e ka pranuar humbjen të dielën.
Shtetasit e Bosnjës kanë votuar të dielën për përfaqësuesit e tyre në presidencën trepalëshe dhe ligjvënësit në nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale.
Më shumë se 60.000 vëzhgues janë akredituar për të mbikëqyrur procesin. Sipas autoriteteve, dalja në zgjedhje ka qenë 50 për qind, apo 2 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2018. Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.
“Është koha për një kthesë pozitive në Bosnje”, u ka thënë Beqiroviq gazetarëve pasi ka pretenduar fitore. Bosnja përbëhet nga dy rajone autonome: Republikën Sërpska të dominuar nga serbët dhe Federatën me popullsi kryesisht të boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve. Federata është e ndarë në 10 kantone. Ekziston edhe distrikti i ndarë Bërçko në veri.
Ky organizim është krijuar sipas Marrëveshjeve të Dejtonit, të vitit 1995, të cilat u kanë dhënë fund tri vjetëve luftime të këtë republikë të ish-Jugosllavisë. Vëmendje të madhe në këto zgjedhje ka fituar edhe udhëheqësia për Republikën Sërpska. Dodik ka garuar për president të Republikës Sërpska dhe nuk ka synuar mandat të dytë në presidencën trepalëshe. Ndërtesa e Departamentit amerikan të Shtetit. Fotografi nga arkivi.