Krimet e luftës, Çeku: Do të vazhdojmë betejën për dëmshpërblim nga Serbia
Lajme
Lexohet për: 1 min.
fefew
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ia ka dorëzuar sot Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës raportin e dokumentimit mbi të gjeturat për krime lufte në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ministri Çeku ka thënë se nuk do të ndalen për asnjë moment në betejën për drejtësi e dëmshpërblim karshi Serbisë dhe se raporti është rezultat i punës së Komisionit shtetëror të formuar nga qeveria.

“Krahas krimeve të shumta të luftës, projekti gjenocidal serb kishte shënjestruar edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.  Kulturocidi serb në Kosovë ishte me pasoja tronditëse. 1784 monumente të shkatërruara, 3724 artifakte të grabitura, 175 biblioteka të shkatërruara, 1.7 milion libra shqip të asgjësuar, dhjetëra mijëra dokumente arkivore të monumenteve të grabitura, qindra vepra arti të dëmtuara e vjedhura”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024