Krerët e shtetit bullgar urojnë për Kurban Bajram
Lexohet për: 2 min.
xhamia-bullgar-
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri në largim i këtij vendi Kiril Petkov uruan të shtunën komunitetin mysliman bullgar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kreu i shtetit u uroi shëndet, paqe dhe mirëkuptim, duke shprehur besimin se ditët e festës së madhe do të japin edhe një herë arsye për të qenë të mirë, të dhembshur dhe për t’u solidarizuar me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje, njoftoi zyra e presidentit të shtunën.

Radev tha se Kurban Bajrami është një arsye për të respektuar tolerancën fetare, mirëkuptimin dhe respektin tradicional për popullin bullgar. Kjo festë është burimi i gëzimit të përbashkët, duke e festuar me familjen e ngushtë, miqtë dhe fqinjët, i tha kreu i shtetit komunitetit mysliman.

Petkov i shprehu urimet e tij për shëndet dhe mirëqenie myslimanëve bullgarë, njoftoi Këshilli i Ministrave.

“Kjo festë është një rast i mirë për të rikonfirmuar rolin kyç të respektit, dhembshurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve për hir të paqes dhe prosperitetit të shoqërisë sonë”, citohet të ketë thënë kryeministri./BTA - KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025