Krerët e FFK-së në vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Budapest
Lexohet për: 2 min.
7-FFK
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe nënkryetari, Bakir Burri kanë qëndruar sot për vizitë zyrtare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest.

Presidenti Ademi dhe nënkryetari Burri u pritën nga Naser Idrizi, ministër këshilltar në ambasadë, raporton KosovaPress.

Presidenti Ademi shpalosi detaje nga qëndrimi dhe mikpritja e mirë e ekspeditës së Kombëtares në Budapest, por edhe për proceset zhvillimore të FFK-së në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët. Po ashtu, presidenti i FFK-së theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në promovimin e sportit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, i ngarkuari me punë në ambasadë, Naser Idrizi u shpreh i kënaqur për vizitën e delegacionit të FFK-së, si dhe uroi që Kombëtarja e Kosovës të ketë paraqitje dinjitoze në ndeshjen e nesërme kundër Hungarisë në “Puskas Arena”.

Në fund të takimit, presidenti Ademi i dhuroi Naser Idrizit fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Hyjneshës në Fron.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025