Kremlini: Zgjedhjet amerikane nuk ndryshojnë marrëdhëniet e këqija Rusi-SHBA
Lexohet për: 1 min.
inline_image_preview
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kremlini tha se zgjedhjet afatmesme amerikane nuk do të përmirësojnë marrëdhëniet e këqija midis Moskës dhe Uashingtonit, ndërsa hodhi poshtë akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, raportojnë mediat shtetërore ruse.

"Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por nuk duhet ekzagjeruar rëndësia e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë për marrëdhëniet tona," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

"Këto zgjedhje nuk mund të ndryshojnë asgjë të rëndësishme. Marrëdhëniet janë dhe do të mbeten të këqija," shtoi ai.

Peskov tha se Moska është mësuar aq shumë të dëgjojë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane sa nuk po i kushton vëmendje raundeve të reja të akuzave.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se ishte shumë herët për të folur për dialogun me Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e traktatit të ri të armëve bërthamore START.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025