Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Shpirti i tyre mbetet i pathyer
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar të mërkurën në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryetari Krasniqi ka shkruar në Facebook se ‘ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer’.

“Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri. Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer. Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe. Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë - që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh. Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë. Pa dyshim, dielli do të lind përsëri”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024