Krasniqi viziton Prekazin: Aty ku gjaku solli lirinë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi ka vizituar sot familjen Jashari në Prekaz për të cilin ka thënë se është vendi ku gjaku solli lirinë e Kosovës.

Krasniqi ka shtuar se Prekazi është vendi i frymëzimit për brezat e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes, ishim aty ku gjaku solli lirin, ku jeta nuk vlen asgjë pa lirin e atdheut. Ishim në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Bacës së Shqiptarisë të madhit Rifat Jashari i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kullës shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari, Bacën tonë Rifatin dhe gjithë Shqiptarinë!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024