Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar, PDK e gatshme për zgjedhje
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi  ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe shpërbërje të kuvendit. Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës është gati për të caktuar datën e  zgjedhjeve sepse kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve.

Në konferencën për media, Krasniqi tha se populli i Kosovës është në gjendje më të keqe se para tre viteve. Sipas tij, arsimi, shëndetësia dhe ekonomia e vendit janë duke degraduar.

“Kryeministri Kurti më në fund po i përgjigjet thirrjes time nga muaji korrik i vitit të kaluar. PDK-ja ka një qëndrim të zyrtarë nga mbledhje e asaj kohe ku i kemi bërë ftesë kryeministrit dhe ofertë që të ndihmojmë për shpërndarje të legjislaturës së kuvendit për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Ne i qëndrojmë sot e kësaj dite atij qëndrimi tonë, e kemi të njëjtin qëllim sepse jemi të bindur që kryeministri dhe qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e gjitha premtimeve që i kanë dhënë", tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratikë, Memli Krasniqi këtë deklaratë e ka dhënë pas prononcimit për media së bashku me Gjenerallejtënantin, Rrahman Rama, i cili sot u bë anëtari më ri i PDK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024