Krasniqi pyet Kurtin: A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellë?
Lexohet për: 2 min.
331227525_2236522036527127_6824940783625311227_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të tregojë nëse propozimi evropian e ofron një kornizë kohore se kur ndodh njohja e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për procesin e dialogut, ai kërkoi nga Kurti të tregojë nëse ka garancione nga partnerët ndërkombëtar që pesë shtetet mos njohëse të Bashkimit Evropian do ta njohin Kosovën.

“A e ofron propozimi një kornizë kohore të saktë se kur ndodh njohja e ndërsjellë, a e parasheh para së gjithash propozimi evropian njohjen e ndërsjellë, tregona po ose jo, se duke i eskivu nuk po dinë njerëzit a është po apo jo. Pastaj cila është korniza kohore për arritjen ose mos arritjen e marrëveshjes sepse ju thatë që marrëveshja finale planifikohet me u arrit para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pastaj a keni garancione nga partnerë ndërkombëtar të Kosovës që pesë shtetet mos njohëse të BE-së do të na njohin nëse arrihet marrëveshja, kjo është shumë me rendësi se me këtë ndërlidhet edhe NATO edhe BE dhe tjera, a parashihet vazhdimi i dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes.”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025