Krasniqi: Procesi zgjedhor po shkon mirë, qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votimin e sotëm për pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore në Leposaviq Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë të veriut.

Sipas tij, ky proces zgjedhor po shkon mirë dhe sigurt. Kështu u shpreh ai pas vizitës në qendrën e votimit në Soqanicë.

Ai tha se ka filluar me vizitat në disa nga hapësirat që po organizohet votimi.

Krasniqi theksoi se Lista Serbe dëshiron monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë.

Kryetarët e komunave janë palë në ketë proces, shton Krasniqi, teksa thekson se është me rëndësi se qeveria ka hapur mundësi që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre.

Sipas udhëzimit administrativ, Krasniqi tha se nuk do të organizohet një votim tjetër për 12 muaj të ardhshëm, në rast se nuk do të ketë votues të mjaftueshëm në këtë proces zgjedhor.

Në këtë qendër votimi në Soqanicë ka votuar zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024