Krasniqi: Policia ka kapacitet për t'i larguar barrikadat - po tentohet një zgjidhje e pranueshme nga të gjithë
Lexohet për: 2 min.
Elbert-Krasniqi-15-of-18
2 vite më parë
Linku u kopjua

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se gjatë vizitës së sotme në veri të vendit, atje ku u betuan asamblistët e rinjë, tha se gjatë bisedave me eprorët e Policisë së Kosovës, ka kuptuar se morali i tyre është më i lartë se asnjëherë më parë.

Madje ministri tha se largimi i barrikadave nga ana e tyre mund të bëhet kurdo, por që sipas tij, heqja e barrikadave po tentohet të bëhet në një mënyrë të pranueshme për të gjithë.

Ministri Krasniqi ka vlerësuar se gjendja e policëve të Kosovës, është shumë më e mirë sesa për 20 vitet e kalara.

‘Unë sot kam pas rastin të bisedoj me disa prej eprorëve të Policisë së Kosovës. Morali i tyre është i lartë. Ata don prej polikës, që ne t’i lëjmë ata ta bëjnë punën e tyre. Nuk është problem heqja e barrikadave. Largimi i tyre po tentohet të bëhet në një formë që të jetë e pranueshme për të gjithë dhe të mos ketë dëme të tjera. Mirëpo, a kanë kapacitete me i largu? Besomni që po. Policët janë më mirë se 20 vite përpara. Ata sinqerisht janë në nivelin më të lartë të moralit, dhe e dinë për cka kanë shkuar atje”, tha ministri Krasniqi. /Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024