Krasniqi: PDK nga sot nis misionin mobilizues për të ardhmen e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës sot ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë me këtë rast se sfidat politike, diplomatike e posaçërisht ato ekonomike të shtetit dhe qytetarëve janë tejet shqetësuese dhe nuk mund të presin më. “Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision. Prandaj, nga sot, PDK me të gjithë kapacitetet e saja, anekënd vendit, ka nisur misionin e saj mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin. Me Bedriun kryeministër do ta rikthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë. Bashkë deri në fitore”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Ndryshe, PDK kohë më parë ka prezantuar Bedri Hamzën kandidat të kësaj partie për kryeministër dhe ka propozuar datën 9 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025