Krasniqi, Loxha e Kuka flasin pas sukseseve të jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare
Lexohet për: 3 min.
kuka-loxhaxhudo
2 vite më parë
Linku u kopjua

Xhudo po vazhdon të jetë sporti dominues dhe që po i sjellë Kosovës medalje në çdo garë ndërkombëtare dhe kështu ndodhi edhe në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, Flaka Loxha të Bronztën, kurse Erza Muminoviq u rendit si e shtata, por jashtë zonës së medaljeve.

Për suksesin e saj, Distria Krasnqi u shpreh shumë e lumtur, por tha se shpreson që edhe sportistët tjerë të fitojnë medalje në këto gara.

“Po ndihna shumë e lumtur që e mora për herë të dytë medaljen e artë, Është medalja e parë për Kosovën në këto gara e artë dhe jam shumë e gëzuar që edhe Flaka mori medaljen e bronztë dhe po ndihem shumë e lumtur që jam në një formë shumë të mirë në këtë kategorinë e re, në kategorinë 52 kilogramë. Shpresojmë të më shkojë kështu dhe iu urojë suksese të gjithë atyre garuesve që kanë që kanë mbetur ta përfaqësojnë Kosovën në këto lojëra . Shpresoj të mos kthehemi vetëm ke këto dy medalje, por edhe me medalje të tjera.”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, Flaka Loxha, tha se ka ardhur me qëllimin për të fituar medaljen e artë, por është e lumtur edhe me të bronztën.

“Faktikisht kur kemi ardhur këtu, ne kemi ardhur për të marr medalje. Kam pasur dëshirë të jem e artë, mirëpo edhe medalja e bronztë për mua është mirë. Ka qenë e vështirë, konkurrenca nuk është si në lojërat tjera, mirëpo deri diku”, tha Loxha.

Për suksesin e xhudisteve foli edhe trajneri i tyre, Driton Kuka, i cili deklaroi se Distria Krasniqi tregoi se është në formën më të mirë të mundshme, ndërsa për Flaka Loxhën tha se ka potencial që ta fitojë edhe medaljen e artë.

“Në fakt dita filloi me pak vështirësi për shkak se Erza fitoi luftën e parë, mandej humbi. Disi në fakt ka dominuar, ka qenë në atë performancën më të mirë edhe është bërë e para pothuajse sikur të jetë në tjetër nivel. Shpresoj që kjo performancë eë saj të vazhdoj tutje, ndërsa e thash më herët Erza pas fitores së parë pësoi, mandej ne repeisazh prapë humbi, hyri ne 8-shen e parë, por mendoj që kemi pasur mundësi më shumë, por është një garuese që pritet prej saj. Flaka e nisi jo mirë ditën, por mandej në luftërat në repeisazh tregoi potencialin e saj, po mendoj që Flaka ka pasur potencial ndoshta të marrë edhe medaljen e artë, por megjithatë, një garë ku kanë ardhur garues të nivelit serioz, numerikisht jo numër shumë i madh i garuesve por të gjithë më nivel të lartë. Këtu çdo fitore të ofron te medalja por nuk është lehtë të vish deri aty. Ditë e mirë, tre garues, një medalje e artë, një e bronztë, një vend i shtatë.”, tha Kuka.

Sot, Kosova vazhdon garat tjera dhe në luftë do të jenë:

Valmir Gllareva-Shigjetari

Edi Dvorani-Shigjetari

Drilon Ibrahimi-Shenjëtari

Akil Gjakova-Xhudo

Arbër Kullashi-Xhudo

Laura Fazliu-Xhudo

Muhamet Ramadani-Atletikë

Shpetim Bajaku-Boks

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024