Pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke thënë se duhet të deklarohet kryeministri Kurti për arrestimin e mikut dhe bashëpartiakut të tij, pasi sipas tij “sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera”.
“Pas këtyre fakteve të reja, përkundër dëshmive që i kanë dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar, tani po vërtetohen edhe takimet sekrete që Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar sot, kishte muaj më parë me Ambasadorin Martin Berishaj dhe tregtarë të tjerë të energjisë në Zagreb”, ka shkruar Krasniqi.Kryeminisitri Kurti duhet të deklarohet menjëherë per arrestimin e sotëm të mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera, që pretendonte se i kupton mirë e që sot po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij.
Abuzimet e Qeverisë Kurti me tërë zingjirin e sektorit të energjisë, prej prodhimit e deri te konsumi i saj, nuk janë as të rastësishme dhe as pa dashje.
Pas këtyre fakteve të reja, përkundër dëshmive që i kanë dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar, tani po vërtetohen edhe takimet sekrete që Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar sot, kishte muaj më parë me Ambasadorin Martin Berishaj dhe tregtarë të tjerë të energjisë në Zagreb.
Ftoj Prokurorinë e Kosovës dhe të gjitha organet përgjegjëse që me seriozitetin më të lartë ta procedojnë rastin e sotëm, dhe, një herë e mirë, të gjithë të përfshirët në këto skandale korruptive zingjirore t’i nxjerrin para drejtësisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.