Krasniqi: Grupi shumetnik është gati që me LVV-në ta formojë qeverinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Krasniqi: Grupi shumetnik është gati që me LVV-në ta formojë qeverinë
Elbert Krasniqi 24062026
24/06/2026 - 11:10
Linku u kopjua

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, IRDK, Elbert Krasniqi, ka thënë se grupi shumetnik është i gatshëm që sa më parë, me partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, t’i formojnë institucionet.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, si ministër në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ai tha se zgjedhjet prodhuan rezultat të përafërt me ato të kaluarat, dhe se, sipas tij, qytetarët tash presin formimin e institucioneve.

“Grupi multietnik që është i përbërë prej tetë apo nëntë deputetëve janë të gatshëm që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve të formojnë institucionet. Zgjedhjet u mbajtën, ato prodhuan një rezultat që është përafërsisht i njëjti me rezultatin e kaluar. Qytetarët  presin që sa më parë të kemi institucione, sa më parë të kemi qeverinë e re, kuvendin funksional por edhe ta kalojmë krizën e zgjedhjes së presidentit. Qytetari ka folur dhe besoj se edhe partitë tash duhet të reflektojnë në raport me fjalën e qytetarit”, tha Krasniqi, raporton KosovaPress.

Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese me 47.13%, e pasuar nga PDK-ja me 19.44%, pastaj nga LDK-ja me 16.69% dhe AAK-ja me 6.74%.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026